Hapur fare, këngëtarja shqiptare gjuan Julian Dedën në mes të emisionit (VIDEO)
Aktori shumë i dashur për publikun, Jul Deda ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Kojshia shoë", në Kosovë. Gjatë emisionit, moderatori ftoi në studio edhe këngëtaren Ela Muja. Kjo e fundit e tregoi hapur pëlqimin që ka ndaj Julit duke i bërë komplimenta.

"Juliani është shumë i bukur, kam shumë respekt", u shpreh Ela ndërsa moderatori Sadri Imeri i tha Julit: "Ta gjujti grepin".

"Jo se ja gjujta po ashtu është", ia ktheu Ela. Ndërsa Juli situatën e ktheu me humor: "E morët vesh mi gra? Qenkam i bukur".

Më pas Ela shprehu edhe dëshirën për të qenë pjesë e "Klanifornias" dhe Juli tha se ata pranojnë artistë që mendojnë se mund të shfaqin diçka ndryshe. Këngëtarja u përgjigj se gjëja që e bën atë të veçantë është tatuazhi në kofshë. Megjithatë Juli nuk e pa si kriter për t'u pranuar në "Klanifornia" dhe e ftoi të marrë pjesë në audicione, shkruan Xing.

Pas Elës, në studio erdhi edhe motra e saj Anila e cila gjithashtu shprehu dëshirën për t'u bërë aktore dhe tregoi tatuazhin e saj në kofshë.

Shtuar më 24/02/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori