Hapet televizioni më i ri në Facebook, AF TV (VIDEO)
Pëlqej
Akademiku Artan Fuga, i ka surprizuar të gjithë me nismën më të re të tij në Facebook duke hapur një televizion aty.

Çeljen e ka bërë sot në plazhin e Durrësit.

"Kjo ka shumë rendësi jo vetëm në kuadrin e komunikimit në rrjetet sociale, por edhe në kuadër të profesionit tim me studentet, për të bërë atë që quhet gazetaria multitask, për të bërë transmetimin direkt, ku gazetari, regjisori, shkruesi i tekstit, etj., është i njëjti njeri"., - thotë Fuga në videon e parë të televizionit të tij.

Faqja e tij është kthyer prej disa kohësh në një destinacion diskutimesh të gjëra në lidhje me komunikimin, shoqërinë dhe arsimin. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2017, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori