Hapet sezoni turistik në qytetin e Vlorës, Rama shpërndan videon e festës (VIDEO)
Edhe pse moti nuk ka rezervuar kohë me diell, qyteti i Vlorës ka hapur sezonin turistik për turistët e huaj dhe ato vendas.

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook”, ka uruar qytetarët shqiptarë për një të diel të këndshme duke njoftuar kështu dhe hapjene sezonit.

Edhe ditë më parë kryeministri i vendit ka theksuar se synimi dhe objektivi i qeverisë së tij është që të shtojë numrin e turistëve në vendin tonë si një shans ky i shkëlqyer, për të rritur ekonominë e vendit.

Shefi i qeverisë ka shtuar se kriza politike dhe gjendja e krijuar nga protestat e opozitës po kërcënojnë industrinë e turizmit, tregues ky që sipas tij vërehet tek ulja e prenotimeve nga turistët e huaj.
Shtuar më 19/05/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori