Hana belbëzoi fjalën e parë dhe Loredana s’mbajti dot veten nga gëzimi! (VIDEO)
Në dhjetor të vitit që lamë pas, reperët Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë.

Loredana solli në jetë një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Hana, e cila është kthyer në kryefjalën e jetës së çiftit.

Mozzik dhe Loredana ndajnë herë pas here momente me të voglën në profilet e tyre në Instagram, madje ata i kanë hapur Hanës një adresë ku e ndjekin mijëra persona.

Shumë shpejt Hana do të mbushë 1 vjeç dhe ka nisur të belbëzojë fjalët e para.

Në një video të publikuar nga Loredana në Instastory, Hana dëgjohet të thërrasë “mama”, teksa sheh nga e ëma që po e filmon.


Të gjithë nisin të qeshin ndërsa Loredanës sigurisht që i është bërë zemra mal dhe krahas postimit shkruan: “Mama”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Disa javë më parë, Loredana dhe Mozzik u përfolën për ndarje pasi nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo dyshja tregoi nëpërmjet postimeve se vazhdonin të ishin bashkë dhe gjërat mes tyre ishin rregulluar.
Shtuar më 23/09/2019, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori