EMRI/ Policia fshehu ngjarjen, biznesmeni në Tiranë i shpëton atentatit me tritol

Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti.

Sipas burimeve bëhet me dije se më 10 gusht në derën e biznesit të tij në zonën e Freskut, në rrugën Ramazan Gaxhrri, biznesmeni vërejti një sasi të vogël tritoli në derën e lokalit dhe menjëherë njoftoi policinë.

Më herët Harizajt iu bë atentat edhe në Selitë teksa lëvizte me makinë, ngjarje kjo ende e pazbardhur nga Policia e Tiranës.

Atentati i parë i është bërë në 10 janar të këtij viti./Abcnews.al/