Ha drekë lirshëm në mes të Budapestit, dalin pamjet e Gruevskit nga arratia (VIDEO)
Pas fotos së publikuar dje, ku dukej qartë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski duke shëtitur në rrugët e shtetit ku ka përfituar azil, së fundmi mediat hungareze kanë nxjerrë edhe një video të tij.

Në pamjet filmike duket qartë ish-kryeministri Gruevski, i cili del nga një restorant në Budapest.

Videon e tij e ka publikuar portali “24. Hu”, ndërsa gazetari përpiqet të komunikojë me ish-kryeministrin, por nuk merr asnjë përgjigje nga ai. Gruevski, pasi del nga restoranti largohet me një makinë, e cila e priste jashtë.
Shtuar më 12/12/2018, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori