Përfundoi “misionin” me automjetin e përfshirë nga flakët dhe i ra për “shkurt”, zjarrëfikësja ngec në urë në Fier (VIDEO)

 Pasi neutralizoi flakët në automjetin tip “ford” në pronësi të Jani Dukës i cili ishte parkuar pranë kishës në Fier, zjarrëfikësja ka pësuar një incident.

Në kthim ajo ka tentuar të kalojë në urën me dërrasa, në të cilën sipas tabelës nuk lejohet kalimi i automjeteve.

Për shkak të peshës së madhe ajo ka thyer një nga dërrasat dhe  ka ngecur në vend duke rrezikuar të bjerë në lumë./albeu.com