Grushta ndaj të birit, arrestohet babai (VIDEO)
Një baba që shihet duke rrahur djalin e tij 16-vjeçar brutalisht me grushta në një video të postuar në Youtube do të bëjë 10 vite burg.

Gary Johnson nga Florida humbi ndjenjat kur dëgjoi vendimin e një gjykate amerikane që e shpalli atë fajtor për rrahje, abuzim me fëmijën dhe sjellje të pahijshme.

35-vjeçari rrezikon faktikisht 57 vjet burg, por pritet që mbrojtja ta ulë dënimin deri në 10 vjet heqje lirie.

Videoja e postuar në gushtin e vitit të kaluar tregon burrin që rreh djalin me grushta dhe vazhdon ta godasë edhe kur fëmija rrëzohet në tokë nga goditjet.

Djali pranoi në sallë se e kishte provokuar të atin në oborrin e shtëpisë (aty ku ndodhi ngjarja) dhe nuk mban mend asgjë pas dy goditjeve të para.

“Më ra të fikët dhe s’më kujtohet asgjë. Di vetëm që kur more veten kisha një vetull të çarë, buzët me gjak dhe dhëmbët që më ishin thyer”, thekson djali sipas ‘My Fox Orlando’. /albeu.com/


Shtuar më 05/03/2012, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori