Gruevski mbron Todorovin, LSDM: Të japë dorëheqjen (VIDEO)
Deputetja e LSDM-së, Renata Deskovska, është shprehur gjatë seancës së sotme parlamentare se, mosfunksionimi i sistemit shëndetësor ka shkaktuar me pasoja tragjike për qytetarët e Maqedonisë.

"Kushtet për punë në spitale janë të mjerueshme. Sipas "Eurostat", Maqedonia është lartë në listën e vdekshmërisë së foshnjave. Kreu i Shëndetësisë duhet të jep përgjegjësi, për këtë gjendje. Ministri Todorov duhet të jep dorëheqje. Të kishte ndjenjë përgjegjësie ai që moti do të jepte dorëheqje. Kryeministër tani e keni shansin që të zgjidhni një problem, ja po ua lë kërkesën për dorëheqjen e Todorovit", ka thënë deputetja e LSDM-së, informon Portalb.

Kryeministri Nikolla Gruevski e ka injoruar kërkesën duke shtuar se, LSDM nuk ka argumente për shkarkimin e Todorovit, përkundër injorimit ai ka lavdëruar punën e ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov.

"Sot kemi kthesë në shëndetësi, janë bërë shumë investime, këto investime nuk mbahen mend në qeverisjen e LSDM-së. Kudo nëpër botë është lehtë të gjenden mangësi, por duhet bërë krahasime, Çfarë ju keni bërë", u shpreh kryeministri Gruevski.

Deskoska nuk ka qenë e kënaqur nga përgjigja dhe ka shtuar se, jo rastësisht është shëndetësia në këtë gjendje.

"Sistemi i dështuar i shëndetësisë ka sjellë këtë gjendje", ka përfunduar ajo. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2015, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori