Lidhja e Ramës me ish-agjentin e FBI-së Salianji kërkesë SPAK-ut të nisë hetimet

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për lidhjen e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së McGonigal, i cili është arrestuar në SHBA.

Salianji deklaroi sot se i ka dërguar shkresë me aktakuzën dhe lajmet e e medieve ndërkombëtare për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së dhe lidgjeve të tij me kryeministrin, Edi Rama, SPAK-ut, SHISHoit dhe Ministrisë së Brendshme. Salianji kërkon ketimin e lidhjeve të Ramës me ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Unë smund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme.

Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Min së Brendshme”, tha Salianji.

Ai tha se materialet e dala janë të mjaftueshme për të nisur hetimin duke i drejtuar më tej disa pyetjeve këtyre institucioneve.

/albeu.com/


Shtuar 27.01.2023 14:23