Gropa në asfalt "gëlltit" makinën ku udhëtonte një 12-vjeçare (VIDEO)
Xhiro në rrugët e Flores da Cunha në Brazil nuk ka rezultuar e suksesshme për familjen Cavagnolli.

Gjatë momentit kur po kalonte një makinë e tonazhit të rëndë, një gropë u hap në mes të rrugës. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si rruga kthehet në një gropë gjigante, duke "gëlltitur" në këtë mënyrë automjetin që vinte pas tij.

Në incident u përfshinë 34-vjeçarja, Vanessa Cavagnolli dhe vajza e saj, 12-vjeçe, Andressa Carnesela. Nga përplasja, Vanessa theu hundën, ndërsa Andressa mori dëmtime të vogla.

Ende nuk dihet shkaku që solli në këtë incident, teksa mësohet se gropa u hap në kryqëzimin e një sistemi kanalizimesh uji. Pas këtij episodi, banorë të zonës mbeten pa ujë, pasi tubat u plasën kur makina përfundoi në gropë.
Shtuar më 22/11/2019, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori