Betejë e ashpër për Bakhamutin, Zelensky paralajmëron: Nëse pushtohet nga rusët do të hapen rrugët për qytetet e tjera

Mercenarët e Wagner pretendojnë kontrollin e plotë të pjesës lindore të Bakhamutit , sipas themeluesit të saj Yevgeny Prigozhin .

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se nëse ushtria ruse kap Bakhmutin , do të ketë një “rrugë të lirë” për të pushtuat qytete të tjera në Donbas.

“Njësitë e kompanisë private ushtarake wagner morën kontrollin e pjesës lindore të Bakhmut”, tha Prigozhin në një mesazh audio në platformën e mesazheve Telegram.

“Gjithçka në lindje të lumit Bahmutka është plotësisht nën kontrollin e Wagner,” shtoi ai.

Sakaq Reuters thekson se nuk është në gjendje të konfirmojë informacionin dhe se Prigozhin në të kaluarën ka njoftuar para kohe disa suksese të mercenarëve të kompanisë së tij.

Në të njëjtën kohë, Zelenskiy nënvizoi rëndësinë strategjike të qytetit. “Ne e kuptojmë që pas Bakhamutit, ata mund të shkojnë më tej. Ata mund të shkojnë në Kramatorsk, mund të shkojnë në Sloviansk, rruga do të jetë e lirë për rusët (…) në qytete të tjera të Ukrainës”, tha kreu i shtetit gjatë një interviste për CNNi.

“Kjo është e një rëndësie strategjike për ne,” këmbënguli presidenti ukrainas, duke theksuar se ushtria e tij mbetet e vendosur për të mbrojtur qytetin.

Ushtria ruse po përshkallëzon ofensivën e saj për të kapur Bakhmutin, duke gjykuar se qyteti është vendimtar për vazhdimin e atij që Kremlini e ka quajtur një “operacion special ushtarak”, pavarësisht rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Bakhmut “është një nyje e rëndësishme (e linjave) të mbrojtjes së ushtarëve ukrainas në Donbas,” komentoi dje ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Kapja e tij do të lejojë kryerjen e operacioneve të reja sulmuese në thellësi,” shtoi ai gjatë një takimi që pati.
Presidenti ukrainas këmbënguli në intervistën e tij me CNNi se ushtria e tij është e vendosur për të mbajtur qytetin.