Grinden e shahen vetëm për karrigen e tyre! Shikoni sa duheshin dikur Edi dhe Monika (VIDEO)
Politikanët shqiptarë e kanë bërë baltë me pangopësinë e tyre për pushtet dhe para, aq sa tashmë askush nuk ka dyshim se parimet janë shkaqet e fundit që i çojnë ata në përplasje me njëri-tjetrin.
Monika Kryemadhi dhe Edi
Rama duken sot si armiqtë më të mëdhenj të
njëri-tjetrit, ku njëra e shan me prag shtëpie dhe tjetri e telendis në publik, por dikur ata duheshin shumë.
Ishte koha kur
Rama sapo kishte nisur karrierën politike dhe pasi kishte prerë thonjtë siç shprehej dikur Fatos Nano, kandidonte për kreun e Bashkisë së
Tiranës.
Në atë kohë,
Monika Kryemadhi ishte në krye të FRESSH dhe kandidonte për Këshillin Bashkiak të
Tiranës.
Rama dhe
Kryemadhi nuk i kursejnë lëvdatat ndaj
njëri-tjetrit me turmën përballë që duartroket.
“Është ca hilacak ky Edi
Rama. E ardhmja e një kombi është rinia dhe ti Edi
Rama fitove sepse ke rininë me vete. Urime”, do shprehej
Kryemadhi, ndërsa kryeministri i sotëm e ngriti atë në qiell gjatë prezantimit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019,
ora 10:36