I riu ngacmon seksualisht të miturën në Tiranë, godet policin gjatë arrestimit

Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Uniformat blu bejne me dije se i riu, banues në Fushë Krujë gjatë arrestimit  ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr2 2. Tiranë arrestuan shtetasin:
D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë./albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 12:31