Ka qenë në një lidhje me Xhulin e “BBV Kosova”? Noizy i vë pikat mbi “i”

Për shkak të një deklarate të Juliana Nurës(Xhulit) në BBVK, në media ka qarkulluar lajmi se Noizy mund të ishte në një lidhje me të.

Së fundmin ai ka reaguar mbi thashethemet që qarkullojnë në emër të tij.

Reperi është shprehur se as nuk ka qenë as nuk do të jetë në një lidhje me të. Noizy shtoi se emri i tij është përdorur vetëm për të bërë zhurmë dhe klikime.

Më herët ka qenë vetë Xhuli e cila në një bisedë me Mbresën brenda shtëpisë u shpreh se ajo dhe Noizy janë pëlqyer me njëri-tjetrin dhe ishin duke u njohur për 5 muaj.

“Për 5 muaj kemi qenë duke u njohur. Jemi pëlqyer por, nuk kemi qenë në një lidhje”, tha ajo, teksa deklarata e Noizy-t ka shuar çdo dyshim te ndjekësit.


Shtuar 12.02.2023 20:17