Grida: Populli kërkon rrëzimin e Ramës me dhunë, ne po i mbajmë (VIDEO)
Ish-deputetja e PD Grida Duma shprehet se opozita po shmang përplasjen civile të qytetarëve, teksa shprehet se këta të fundit kërkojnë me çdo kusht largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj akuzat ndaj PD-së për finacimet ruse janë spekulime që dëmtojnë integrimin e vendit dhe mbulojnë dështimin për hapjen e negociatave.

Në kulmin e klimës së protestave antiqeveritare ish-deputetja e PD, Grida Duma shprehet se protesta e 13 Prillit pritet të jetë madhështore nisur edhe nga kauza e saj.

Publikimi i përgjimeve të funksionarëve të policisë së shtetit sipas Dumës është kolosal dhe janë autopsi e kalbëzimit të shtetit në cdo nivel, ato janë shfaqur në publik pasi prokuroria u përdor politikisht.

Ish-deputetja Duma ironizon Kryeprokuroren Arta Marku duke u shprehur se tashmë ka arritur kulmi i durimit teksa elita e pushtetarëve nuk ndërshkohen./GSh
Shtuar më 29/03/2019, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori