Grida bëhet lëmsh: Durrësi ka aeroport (VIDEO)
Grida Duma denoncoi mesditën e sotme kapjen e shtetit nga mafia sipas saj, aq sa portet dhe aeroportet e vendit janë bërë të pakontrollueshëm ku diku grabitet e diku kalojnë 8 ton drogë, si ajo që u kap mëngjesin e sotëm në Venecia.

Megjithatë, duket se Grida është emocionuar aq shumë sa ngatërron portin me aeroportin.

"Pushteti i krimit po dominon rrugët, po domonon, të themi aeroportin ndërkombëtare të vetëm të vendit, aeroportin e Durrësit (!). Tetë ton drogë kanë kaluar në aeroportin e Durrësit duke bërë sikur nuk e ka parë njeri, kur në fakt realiteti s'mund të jetë i tillë"., - u përpoq të theksonte ajo duke ngatërruar faktin se droga e kapur në Venecia dyshohet se ishte nisur nga porti i Durrësit. /Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori