Grevistit i bie të fikët në Fier: Unë do bëhem dëshmori (VIDEO)
Greva e qytetarëve në Zharrëz po përkeqësohet. Një nga qytetarët po fliste për braktisjen totale që u ka bërë shteti, duke filluar që nga mjekët apo policia, i bie fikët “live”.

"Grevisti quhet Toni dhe në këto momente është në gjendje të rëndë shëndetësore. Skandali i gjithë kësaj është se për 5 minuta teksa qëndronte i shtrirë dhe pa ndjenja, asnjë mjek nuk u duk. Madje edhe kur erdhi infermierja e pranoi se ajo nuk kishte një pompë oksigjeni që është jetike në këto momente për grevistin.

Njerëz të alarmuar, njerëz që po luftojnë me jetën, kjo është situata që po kalojnë çdo ditë grevistët, ndërsa sot ndamë me ju vetëm një moment të grevës së tyre. Akoma nuk ka ardhur asnjë ambulancë, ndërsa dëgjohet zëri i Tonit që thotë se do të bëhet ai dëshmori i gjithë kësaj.

Ku po i çon njerëzit ky shtet? Çfarë po ndodh me këtë vend? Njerëz që vdesin, njerëz që vuajnë dhe pushtetarë që fërkojnë barkun nga mbingopja.

Situata është alarmante në Fier, u drejtohemi të gjitha institucioneve përkatëse të bëhet diçka përpara se të shënohen viktimat e radhës", shkruhet në një postim të JOQ.

Shtuar më 08/02/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori