Grabitje si nëpër filma në lokalin e një shqiptareje në Londër (VIDEO)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë zbret nga motoçikleta dhe futet në një kafene, dhe pa u menduar dy herë i vjedh nga dora laptopin një gruaje.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar momenti kur njëri prej grabitësve ka hyrë në kafene ku ishte ulur grua dhe ka tentuar për t’i marrë laptopin.

Kafeneja ishte në pronësi të shqiptares Valbona Sadiku, e cila jeton në Londër.

“Është e pabesueshme se këta hajdutë arrijnë të hyjnë në pronën e dikujt tjetër,” tha Sadiku për Daily Mail.

Ndërkohë policia po merr shenjat për ta identifikuar pasi gjatë gjithë kohës mbante kaskë në kokë. Në Londër janë dëgjuar shpesh raste të tilla. /albeu.com/





Shtuar më 18/10/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori