Grabitja në dyqanin e syzeve/ Hajduti kthen paratë pas publikimit të pamjeve (VIDEO)

Një 28 vjeçar, i dënuar më parë, pas publikimitpamjeve në rrjetet sociale është detyruar që të kthejë paratë e vjedhura në një dyqan. Kanë qënë familjarët e tij të cilët janë marrë me rastin në fjalë, e ku në vend të portofolit dhe dokumentave, kanë dhënë edhe disa para shtesë në formë kompesimi, me kushtin e vetëm që çështja mos të ndiqet më penalisht nga shitësja.

Dy ditë pas publikimit nga "tvklan.al" të pamjeve nga kamerat e sigurisë, të një vjedhje të ndodhur në një dyqan në zonën e ish – Bllokut, prindërit e autorit kanë kthyer paratë dhe disa prej sendeve, që ndodheshin në portofolin e shitëses.

Pasi kanë parë pamjet e publikuara të shpërndara në rrjetet sociale, prindërit e autorit, një 28 vjeçar me banim në Durrës, kanë vajtur në dyqan tek shitësja e dëmtuar dhe fillimisht kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe më pas kanë premtuar kthimin e sendeve të vjedhura.

Pak orë më vonë, vëllai i autorit së bashku me prindërit kanë kthyer paratë, por jo dokumentet dhe portofolin, të cilat 28 vjeçari i kishte hedhur poshtë një ure. Për mungesën e tyre ata kanë dëmshpërblyer financiarisht shitësen me para të tjera.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se 28 vjeçari, në vitin 2012 është dënuar me 6 muaj burg për të njëjtën vepër penale, pasi në një dyqan në qytetin bregdetar, kishte arritur të vidhte një kompjuter. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2016, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori