81-vjeçari mbijetoi për një javë i bllokuar në makinën e tij duke ngrënë briosh dhe borë

Një burrë 81-vjeçar, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij për një javë pas një stuhie të madhe dëbore në Kaliforni, SHBA, i tha vëllait të tij se mbijetoi duke ngrënë borë dhe briosh.

Jerry Jurrett u nis për në Gardnerville, Nevada më 24 shkurt, megjithatë, ajo që duhet të kishte qenë një udhëtim tre-orësh u shndërrua në një provë shtatë-ditore për 81-vjeçarin pasi ai u bllokua nga dëbora .

Në mëngjesin e 24 shkurtit, Patrulla e Autostradave të Kalifornisë paralajmëroi banorët se moti i keq po afrohej dhe këshilloi drejtuesit e mjeteve që të bënin kujdes në rrugë.

Dëbora dhe shiu e vështirësuan dukshmërinë dhe për pasojë 81-vjeçari parkoi anës rrugës dhe mbeti i bllokuar.

Juret më vonë i tha vëllait të tij se ai mbijetoi për shtatë ditë e gjashtë netë duke ngrënë borë dhe briosh që kishte lënë në makinën e tij.

“Mendoj se ishte një mrekulli”, tha 81-vjeçari.

I moshuari u dërgua në spital për ndihmën e parë dhe doli po atë ditë./albeu.com


Shtuar 9.03.2023 18:14