“Më tregon ti mua golat“, humori i Endri Çekiçit për Cikalleshin: Po të kem terezi shënoj 20 gola në sezon (FOTO LAJM)

Sokol Cikalleshi e ka nisur me gol kampionatin turk, si dhe vështirësi në gjetjen e rrjetës nuk ka pasur as në fazën përgatitore.

Së bashku me Endri Çekiçin ka formuar një dyshe që kuptohet edhe pa folur me njëri-tjetrin.

Dy lojtarët shqiptarë kanë krijuar një miqësi të fortë, teksa ndajnë shpesh shumë momente mes tyre edhe jashtë fushave.

Në postim të bërë sot në llogarinë e tij në “Instagram“, Çekiçi tregon me humor për aftësinë e Cikalleshit për të tundur rrjetën kundërshtare.

“Më tregon ti mua golat. S’kam terezi… Po të kem terezi, 20 gola në sezon. Vëllazëri“, shkruan Endri Çekiçi për Cikalleshin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Endri Çekiçi (@endricekici88)


Shtuar 18.08.2021 22:36