Gopa gjigande "përpin" dy makina në Los Angeles (VIDEO)
Pas motit të keq që ka mbuluar SHBA-te, një gropë gjigande është hapur papritur në mes të rrugës në Los Angeles, duke "përpirë" dy makina.

Sipas medieve, mësohet se dy persona janë lënduar gjatë rënies së makianve në gropë, ndërsa drejtuesja e një prej makinave nuk u nxorr dot nga automjeti deri në momentin që në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës.

Vetëm pak minuta pasi në të çarën e rrugës përfundoi automjeti i parë, aty rrëshqiti dhe i dyti, një mikrobuz ku nuk kishte njeri.

Autoritetet kanë bërë me dije se brenda gropës ka pasur shumë ujë, ndërsa po punojnë që të gjejnë burimin e ujit për të shmangur shembje të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori