FOTO/ E vrau kunati në gjumë, kjo është 37-vjeçarja që u qëllua në sy të fëmijës 2-vjeçar në Shkozë

Migena Sinani është 37-vjeçarja që u vra nga kunati i saj Roland Sinani në orët e para të mëngjesit sot në Shkozë.

Pasi vrau kunatën, autori i dha fund jetës së tij.

Fill pas krimit ai ka dalë në rrugën para shtëpisë dhe ka qëndruar aty për disa momente, më pas ka shtënë dy herë në ajër dhe plumbin e tretë ja ka dhënë vetes.

Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh.

37-vjeçarja ishte në krevat me fëmijën e saj të mitur, 2 vjeç, kur kunati i hyri në dhomën e gjumit dhe e qëlloi për vdekje. Fëmija tjetër, 4 vjeç ishte në dhomë me gjyshërit të cilët kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë pasi ishin në gjumë./albeu.com/


Shtuar 8.04.2023 16:29