29 vjeçari humb jetën në vendin e punës, arrestohet pronari

Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku një 29 vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke rregulluar një makineri.

Policia ka arrestuar shtetasin SH.M, pronar i biznesit të inerteve, ku punonte i riu që humbi jetën.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”, njofton Policia.


Shtuar 5.08.2020 07:32