Ardit Çuni kritikon keq “Big Brother”: Mua nuk më bënë surprizë, jam trajtuar ndryshe (VIDEO)

I eleminuari i së premtes në Big Brother Vipa, Ardit Çuni ndërsa ishte i ftuar sot në Fan Club ka shprehur kritika të shumta për produksionin. Sipas tij nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.

Sipas Arditit, është trajtuar ndryshe nga personazhet e tjerë të Big Brother Vip.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5 6 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre”, tha ai.


Shtuar 7.11.2021 15:21