Godet sërish Dash Shehi, llogaria e thjesht që i mbyll gojën Ramës (VIDEO)
Deputeti Dashamir Shehi i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, është shprehur se një nga plagët më të mëdha të vendit është ikja e rinisë shqiptare në emigracion, për shkak të mungesës së perspektivës në vendin e tyre.

Shehi në studion e emisionit “Opinion”, ka marrë si rast shembullin e një çifti të ri që punon në administratën shtetërore dhe duan të blejnë një apartament 1+1 në periferi të kryeqytetit.

Ai tha se shteti duhet të marrë masa për të krijuar perspektivën në jetën e rinisë shqiptare që ajo nesër të mos marrë rrugët e Europës për të kërkuar të ardhmen e saj.

"Bëjmë një llogari fare të thjeshtë, po marrim një burrë dhe një grua që punojnë në shtet. Marrin nga 400 mijë-600 mijë lekë, po i quaj një milionë lekë të vjetra.

70 metra katrorë në zonën më të humbur të Tiranës, në Kombinat, ja 50 mijë euro, pra një familje i duhen 16 vite që as mos të hanë dhe as mos të bëjnë asnjë gjë tjetër në mënyrë që të blejë shtëpi", u shpreh Shehi.
Shtuar më 24/04/2018, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori