Godet Nard Ndoka: Nuk më fluturon gomari as për Ramën, as për Bashën dhe as për Berishën (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokristiane Ndoka, duket se ka "shpërthyer", në një intervistë për "E-show".

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka në emisionin E-show me Ermal Qorin, kur është pyetur se sa e vështirë është të jesh politikan në Shqipëri, ai është shprehur ndër të tjera se ka ruajtur qëndrimin e vet, duke mos iu bindur askujt përpos dëshirës së vet.

Ndoka le të hapur mundësin për të menduar se ka prishur mardhëniet me kryetarin aktual të partis demokratike.

Ai shprehet se:

Une nuk kam patur kurrë miqësi të ngushtë me asnje drejtues partie. As me Ramen, as me Berishen e as me Bashën.

Nuk jam servil i askujt, nuk zgjodha te jem si politikanët e tjerë të nënshtruar, por zgjodha të jem vetvetja", përfundon Ndoka.

Më tej ai vazhdon se: "Nuk më fluturon gomari as për Ramën, as për Bashën dhe as për Berishën. Nuk jam servil si kolegët e tjerë." /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori