Gocat sherr me njëra-tjetrën në shkollën fillore të Prizrenit, çunat bëjnë tifo (VIDEO)
Një rrahje si në filma ka ndodhur dje në Komunën e Prizrenit. Por, këtë herë, përleshja ndodhi në mes të disa vajzave në oborrin e një shkolle fillore.

Në shkollën fillore "Haziz Tola" në Prizen, pushimi nga nxënësit u shfrytëzua për t’u kapur mes vete me boksa e shkelma.

Këtë herë, në rrahje u përfshinë disa vajza të shkollës që u kapën mes vete.

Derisa vajzat po mundohej t’i ndante dikush, nxënësit e tjerë të shkollës, siç edhe dëgjohet në video bënë tifo. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori