EMRAT/ Këta janë 6 të lënduarit nga aksidenti në Levan-Fier, tre në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në hyrje të autostradës Levan-Fier.

Dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, dhe raportohet për 6 të lënduar.

Të lënduarit e aksidentit, tre prej të cilëve janë rëndë, janë: Sejdin Goga, Ermal Maska, Pajtim Ymeraj, Argjentina Ymeraj, Kristjan Ymeraj, Fatjon Ymeraj.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 20.08.2021 15:33