Gjuetarët bëjnë namin në Malin e Sharrit ndërsa policia pret ankesa (VIDEO)
Parku Kombëtar i Sharrit po përballet me rrezikun e zhdukjes së kafshëve të egra të cilat janë bërë cak i gjahtarëve ilegalë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Madje, një fotograf po thotë se numri i tyre është zvogëluar shumë, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, Hazir Berisha, nga Policia e Prizrenit, përmes telefonit ka thënë se dëgjohen raste të tilla, por nuk ka asnjë të paraqitur.

I njëjti, në bazë të informatave nga policia e Dragashit ka pohuar se policia kufitare ka hasur disa herë në gjahtar ilegalë, të cilët i ka bastisur.


Shtuar më 08/10/2018, ora 08:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori