Gjithçka gati, Enca na paralajmëron për klipin e "nxehtë" (VIDEO)
Prej disa ditësh këngëtarja e suksesshme, Enca ka lajmëruar fansat se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ajo zbuloi se ishte duke punuar për klipin, xhirimet e të cilit i bëri në Greqi.

Mirëpo duket se xhirimet kanë përfunduar dhe projekti që mban titullin “Jelous” është gati.

Pak më parë Enca ka publikuar në Instagram një promo të këngës dhe shihet qartë se kemi të bëjmë me një klip të nxehtë veror.

Ajo ka zgjedhur disa vajza me të pasme bombastike, të cilat duket se do të rrëmbejnë shumë vëmendje.

“Jelous- së shpejti. Ose më saktë të premten. Po mos i thoni njeriu”, shkruan Enca krahas videos.

Kjo këngë e Encës vjen pas bashkëpunimit të saj me Muharrem Ahmetin për këngën “Hajde”.
Shtuar më 17/07/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori