Gjiknuri hap portat e Vaut të Dejes, një natë e frikshme i pret shkodranët (VIDEO)
Hidrocentrali i
Vaut të Dejës është duke shkarkuar me sasi të mëdha uji, i cili pritet të përkeqësojë ndjeshëm situatën në zonën e nën
Shkodrës dhe qytetit të
Shkodrës.
Shkarkimet
masive kanë filluar gjatë paradites së sotme dhe vijojnë edhe tani, ashtu siç duket në videon e siguruara nga Albeu.com.
Gjatë paradites së sotme, në Shkodër u dha alarmi për përmbytje në qytet, por gjasat janë që kjo të ndodhë gjatë natës nisur nga shkarkimet
masive të ujit nga hidrocentrali i
Vaut të Dejes, i cili është porta mbyllëse i HEC-ve mbi drin. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018,
ora 17:46