Sekuestrohen 2 ton kokainë me vlerë 400 mln euro në Itali

Autoritete italiane kanë sekuestruar një sasi të madhe me lëndë narkotike në Siçili. Mediet në vend bëjnë me dije se janë sekuestruar 2 ton kokainë, që llogaritet të kapin vlerën e mbi 400 mln eurove.

Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katania dhe nga grupi ajror-detar i Messinas. Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta.

Ngarkesa me lëndën narkotike siç duket ishte lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas trafikantët do ta merrnin e ta shpërndanin nëpër Europë./albeu.com/