"Gjërat i marrim falas me një tag", moderatorja shqiptare tregon si i është lehtësuar jeta (VIDEO)
Moderatorja Fjoralba Ponari ka rrëfyer dje një pjesë të jetës së saj.

Si pjesë e debatit në rubrikën "Trotuar" në E Diell, Ponari tha se rrogën e parë e ka pasur 400 mijë lekë dhe ka jetuar me qera me disa shoqe, ku shtoi se shpenzimet ishin të shumta dhe nuk mund të kursente asgje.

Moderatorja shtoi më tej se tashmë që punon në televizon harxhon më pak, pasi shumë shpenzime të saj zerohen pasi i merr falas për shkak se është e pranishme në ekran dhe i orfohen në këmbim të marketingut në Instagram.

“Ne kemi shumë lehtësime, por rroga në televizone nuk është shumë e lartë për hir të së vërtetës. Por ajo që bën televizoni të jep vizibiltet dhe të jep kontakte. Ne shkojmë në restorant dhe e zgjidhim me një tag, veshjet na i ofrojnë me marketing.

Pjesa e ushqimeve që janë më të mëdha janë ushqimet. Në momentin që kam mbaruar shkollën kam punuar në klinik dhe merrja 400 mijë lekë dhe jetoja me shoqe me qera. Kishim shumë shpenzime dhe ushqeheshim në shtëpi. Por tani harxhoj më pak se i kam të gjitha të paguara, dhe paratë i kursej për udhëtime”, u shpreh Ponari.

Shtuar më 24/02/2020, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori