Gjendje emergjente në Gjermani, përleshje me thika dhe tuba metalike (VIDEO)
Një betejë e tmerrshme në një rrugë ndërmjet 60 burrave të armatosur me thika dhe tuba metalike ka detyruar shpalljen e një gjendje emergjente në Duisburg të Gjermanisë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën policia u thirr në zonën Altmarkt të qytetit, pas raporteve të një përleshje masive.

Siç thuhet më tej, zyrtarët përdorën gazin lotsjellës për të kontrolluar njerëzit që grindeshin.

Gjithashtu thuhet se rreth 50 vetë u arrestuan – të cilët refuzuan të shpjegonin se çfarë nxiti luftën dhe 30 njerëz u liruan më vonë.

Një zyrtar i policisë i ka thënë mediave: "Ka tre grupe rivale, mund të jetë një konflikt midis turqve, libanezëve dhe kurdëve". /albeu.com/






Shtuar më 30/03/2018, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori