PSG fiton me “poker” golash ndaj Dijon (VIDEO)

PSG ka siguruar tre pikët e rradhës në League 1. Parisiennët mposhtën me rezultatin e thellë 4-0, Dijon.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua shumë shpejtë, në minutën e 3’, kur Pablo Sarabia shënoi për 1:0.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar në pjesën e parë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pauzë me epërsinë e PSG.

Në pjesën e dytë, golin gjeti fillimisht Kylian Mbappe, në minutën e 74, për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së Thomas Tuchel.

Tre minuta më vonë, Mauro Icardi shënoi për 3:0, duke shuar kështu dilemat sa i përket fituesit.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Kylian Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal, për të vulosur fitoren 4:0 të PSG.

PSG ngritë në 68 pikë, i pashqetësuar në krye të tabelës, kurse Dijon mbetet me 27 pikë, në pozitën e 17-të.


Shtuar 29.02.2020 18:38