"Gëzuar ditëlindjen babi", djali i Hueyda El Saied surprizon partnerin e ri të mamasë (VIDEO)
Pas ndarjes së bujshme nga bashkëshorti, balerina Hueyda El Saied nisi romancën e re me partnerin e saj, Thierry-n.

Tashmë çifti bashkëjeton dhe duken super të lumtur në krahët e njëri-tjetrit duke mos ngurruar ta shprehin publikisht dashurinë e tyre.

Thierry ka festuar ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë s’mund të mungonin krah tij Hueyda dhe i biri, Gabrieli.

Megjithëse Thierry nuk është babai i tij biologjik, Gabrieli ka nisur t’i thërrasë atij “babi” dhe i ka bërë surpizën më të bukur për ditëlindje.

Teksa festonin në një lokal me muzikë live, i vogli ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndojë këngën e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen babi!”- thotë ai gjatë këngës dhe Hueyda s’mund të ishte më e lumtur se kaq!

“Urimi më i mirë ndonjëherë! Kur Gabrieli i uron babit te tij ditelindjen 😊 Ndihem mamaja dhe gruaja me e lumtur ne bote, se te kesh nje djale si Gabrieli dhe nje partner si Thierry eshte nje shans. Faleminderit o Zot per gjithçka.”- shkruan Hueyda krahas videos.

Në video Thierry duket i lumtur nga surpriza dhe i afrohet të voglit, duke i dhuruar një puthje në faqe.
Shtuar më 23/09/2019, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori