Gazetarja tregon çfarë i punoi "i forti" i lagjes në korridorin e shkollës: Më qëlloi me shuplakë
Gazetarja Erjona Rusi ka treguar një episod të dhimshëm që i ka ndodhur në jetën e saj, gjatë kohës që ishte adoleshente.

Në një video të publikuar, në kuadër të ndalimit të dhunës ndaj grave, Rusi tregon se si një nga ‘të fortët’ e lagjes e ka qëlluar me shuplakë.

“Kur kam qenë në vit të dytë në gjimnaz, një nga të fortit e lagjes më propozoi që të lidhesha me të. Unë nuk praniva dhe një ditë, ai erdhi dhe më qëlloi me shpullë. Unë isha në korridorin e shkollës. Por unë nuk toleroj më asnjë lloj forma dhune mbi veten,”- dëgjohet të shprehet gazetarja Erjona Rusi.

Momenti në video në minutën00:40

Rusi është një nga gratë e botës së medias në Shqipëri që ka marrë pjesë në një video ku shfaqet një mesazh sensibilizues për dhunën ndaj grave.

Disa nga peronazhet e tjerë që treguan episode e tyre në lidhje me dhunën ishin Jonida Shehu, Gerta Heta, Dhurata Thanasi, Estela Ujka, Enida Bozheku, Alice Taylor dhe Zhaklin Lekatari.
Shtuar më 12/12/2019, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori