100 vjetori i marrëdhënieve me SHBA, Berisha: Do festoj me Mirditorët, me shqiptarë të vërtetë!

Ish-kryeministri Berisha u shpreh se do ta festonte me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Berisha shtoi se këtë festë do ta festonte me “shqiptarë të vërtetë dhe jo me pjestarë të administratës që janë thirrur me urdhër aty”.

Ndërsa kur u pyet nëse do të dilte sot në shesh për të festuar në koncertin e organizuar nga Rama, Berisha u përgjigj se ata që do të shkojnë janë pjesëtar të administratës, të kërcënuar nga qeveria.

“Ju i patë mesazhet që dolën dhe që i kishin nisur anëtarëve të administratës”, tha Berisha.

Komentet Berisha i bëri teksa doli nga Kuvendi, pasi aty nuk e mori dot të drejtën e fjalës./albeu.com/