Gazetari e thotë troç: Ja VIP-at shqiptarë që kanë fjetur me mua (VIDEO)
I ftuar së fundmi në emisionin "Ftesë në pesë" ishte gazetari i njohur Ervin Kurti, i cili tregoi më shumë për rubrikën personale që do të ketë në "E diell" këtë sezon.

Ndër të tjera, Ervini foli për popullaritetin e tij dhe marrëdhëniet e ngushta që ka me personazhet VIP-a shqiptarë. Ai pranoi se ka fjetur në shtrat me shumicën prej VIP-ave të cilët do t'i ketë të ftuar edhe në emisionin e tij.

"Unë realisht kam fjetur në krevat me personazhet, të mos më vijnë në emision? Kjo s'ka ku të shkojë. Kam fjetur fizikisht me personazhet, duke bërë muhabet, na ka zënë gjumi. Kemi bërë muhabete të thella, përtej showbizit.

Një pjesë të konsiderueshme të këtyre personazheve do t'i kem dhe të ftuar."- ka treguar Ervini.
Shtuar më 02/02/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori