Garda bëhet vegël e propagandës së Ramës: Kaq pak u mblodhën për Bashën (VIDEO)

Garda e Republikës duket se është vënë në shërbim të propagandës së qeverisë gjatë protestës së sotme, ndërkohë që detyra e saj sipas ligjeve të vendit është diçka krejt tjetër.

Efektivë të saj kanë filluar të shpërndajë pamje në rrjetet sociale të filmuara nga tarraca e Kryeministrisë duke thënë se sa pak protestues i janë përgjigjur thirrjes së Lulzim Bashës.

Pamjet duket qartë që janë marrë nga tarraca e Kryeministrisë, e siguruar aktualisht nga Garda e Republikës.

Përplasjet politike janë mes Ramës, Bashës, Kryemadhit dhe liderëvë te tjërë, por Garda dhe garditët ndodhën në detyrë për t'i shërbyer vendit dhe jo liderit të radhës. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori