Hetimet e për “Check-up”-in, SPAK e nis nga Elbasani, merr në pyetje pacientët dhe verifikon faturat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rikthyer në vëmendje hetimet e saj për dosjen e Check-up-it në vend.

Në kuadër të këtyre hetimeve, prokurorët kanë nisur nga Elbasani tashmë dhe verifikimet e faturave të shpërndara për kryerjen e këtij shërbimi.

Kjo pasi në ambientet e SPAK-ut janë paraqitur këtë mërkurë disa qytetarë nga Elbasani, të cilët mësohet se janë thirrur, sipas tyre, në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check-up-it.

Kujtojmë se SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020.

Që në fillim të këtij viti SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona.

Mësohet se hetimet për këto dy dosje të rëndësishme shtrihen përtej 2019, madje deri në vitin 2015, me qëllim që të zbulohen zyrtarët e përfshirë në abuzime.


Shtuar 2.08.2023 11:36