Frikë për përplasje në Bularat, Athina zyrtare u bën apel shtetasve grekë
Pëlqej
Ministria e Punëve të Jashtme greke u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që kanë shkruar në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt.

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë” thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Ashtu siç raportohet nga dogana në Kakavijë deri më tani kanë hyrë pesë autobusë të mbushr me shtetas grek.

Ndërkohë rreth 8 persona nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga policia shqiptare pasi, kanë qënë të veshur me bluza me mbishkrime ekstremiste.

Gjithashtu polcia shqiptare ka arrestuar dy ekstremistë grek të cilët, kishin të fshehur sende të palejuara, armë dhe maska.

Varrimi i Kacifas do të bëhet në orën 13:00, ndërkohë që autobusë me grekë vijojnë ti drejtohen fshatit Bularat. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori