Frika nga terrorizmi/ I riu dëbohet nga avioni sepse po fliste arabisht (VIDEO)
Një bloger i njohur në Youtube është nxjerrë me forcë nga një fluturimi i
Delta në aeroportin “Heathroë” në Londër, pasi ai po i liste nënës së tij në gjuhën arabe.
Adam Saleh, 23 vjeç, i cili ka 1.6 milionë ndjekës në rrjetin e videove, tha se “ e përzunë” nga
avioni kur një pasagjere e dëgjoi duke folur
arabisht, dhe u ndje e
pasigurt.
Pasi filmoi të gjithë incidentin, Saleh postoi në Tëitter: “Na nxorën nga
avioni i
Delta sepse i fola
arabisht mamasë time në telefon…Çfarë dreqin….ju lutem përhapeni”.
Në klipin i cili është më parë mbi 150 mijë herë pasi u publikua online, Adam konfrontohet me pasagjerët që bënë ankesën ndaj tij.
“Thashë një fjalë dhe ju thatë që ndjeheni të
pasigurt. Pse po e bëni këtë?” i bërtet ai një burri prapa.
Ndërkohë një një video tjetër, ylli i Youtube, gjithashtu reper, u shpreh se pasagjerët “e bënë të ndjehej sikur ishte një terrorist”.
Shtuar më 21/12/2016,
ora 19:04