Foto nga droni të tragjedisë në Nepal (VIDEO)
Një video e publikuar së fundmi, që tregon pamje nga ajri të regjistruara me dron, dëshmon katastrofën e shkaktuar nga tërmeti në Nepal.

Pamjet janë regjistruar në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Kryeqyteti është goditur më së shumti nga tërmeti dhe në të mund të gjesh ende njerëz nën rrënoja.

Ndërkaq, edhe të mbijetuarit nuk kanë strehim, ushqim dhe nevojat më bazike për jetën.

Deri tani janë konfirmuar 4.000 viktima, ndërsa ka edhe persona që nuk janë gjetur. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2015, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori