Firmat për Kuvendin, plas në PD! Flamur Noka Bashës: Unë jap dorëheqjen nëse janë kërcënuar demokratët

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Flamur Noka kanë zhvilluar një debat të ashpër gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Basha është shprehur se Suel Çela, Tom Doshi janë përfshirë në firmosjen e formularëve për thirrje e Kuvendit.

Ai shtoi se kjo nuk është bërë me porosi të Sali Berishës dhe të Edi Ramës.

“Tani që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marrë vesh gjithë Elbasan. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i binduir se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës, përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirën e tyre.

Po detyra jote Flamur është t’u thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”. Po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim ta pranoj Sali Berishën si porositës, por ai gjen kohë për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohë për të reaguar për këtë. Kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë, për Aqif Rakipin, apo Suel Çelën”, tha Basha.

Flamur Noka ka pasur një reagim të ashpër në lidhje me këtë deklaratë të Bashës.

“Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatët e Elbasanit janë intimiduar nga kushdoqoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punën e tyre, kjo është punë e tyre”, tha Noka./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 19:50