Rama mbërrin në Derviçan të Dropullit, gati për takimin me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e sotme në fshatin Derviçan të Dropullit. Përpara se të takojë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis është futur në një lokal.

Rama është i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli.

Pritet të që në orën 12:40 të vijë kryeministri i Greqisë në këtë fshat.

Forca te shumta të policisë dhe gardës janë në gatishmëri.

Nuk janë të paktë minoritarët grekë të cilët ndodhen në sheshin e fshatit për të dëgjuar fjalën e dy kryeministrave.

Aktualisht, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Himarë ku dhe vizitoi shkollën Omiros.

Ai mbajti në fjalim para qytetarëve të Himarës të cilët e pritën me brohoritje dhe flamuj grek, duke thënë se minoritarët që jetojnë në Shqipëri do të kenë mbështetjen e shtetit grek.