Flet 20-vjeçarja: Xhelili më bënte presion, ndaj e denoncova (VIDEO)
Kanë kaluar tre ditë nga publikimi i video-skandalit seksual që kishte në qendër ish-kreun e bashkisë Peshkopi, Shukri Xhelilin i cili premtonte punë dhe rritje rroge kundrejt favoreve seksuale, protagonistja e kësaj historie flet për “News24”.

20-vjeçarja me iniciale A.A. rrëfen se videon e ka bërë pasi ndihej nën presionin e kryetarit të bashkisë dhe se pas kësaj çështje nuk ka arsye politike apo premtime për para.

Ajo thotë se nuk është penduar për realizimin e videos, ndërsa shpreh dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria. "Videon e bëra se ndjehesha nën presionin e kryetarit. Për videon nuk ka as arsye politike dhe as çështje parash. Nuk jam penduar për realizimin e kësaj videoje, por dua të largohem nga Shqipëria", ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 13:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori