Flasin apo jo? Don Phenom injoron Taynën në mes të intervistës (VIDEO)
Ndonëse bashkë kanë krijuar një super hit, Tayna dhe Don Phenom prej kohësh thuhet se nuk flasin.

Ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh nuk janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.

Lidhur me këtë çështje dyshja ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë, madje reagimi i Don Phenom në një intervistë për “Tema TV” na ka habitur të gjithëve.

I pyetur nga gazetari lidhur me reperen ai ka bërë një devijim të temës dhe ka treguar për albumin e tij të ardhshëm.

“Unë thjesht them kaq, albumi i ri do vijë dhe do të jetë një nga albumet më të fuqishëm në tregun shqiptar”, ka treguar i prerë reperi duke injoruar pyetjen për reperen.

Tayna dhe Don Phenom kanë bashkëpunuar në këngën “Columbiana” dhe ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për publikun shqiptar.

Shtuar më 29/09/2019, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori